Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FALENDERIMI

Arbëria në Superligë! Falenderon ata që i uruan

Foto: KFArberia/fb

Arbëria në Superligë! Falenderon ata që i uruan


27 May, 2020 @23:35

Klubi futbollistik Arbëria nga Dobraja e Lipjanit për herë të parë në histori të saj do të jetë anëtare e Superligës së Kosovës në futboll.

Arbëria ishte e dyta në renditjen tabelare të Ligës së Parë dhe me vendimin e sotëm të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ajo në stinorin 2020/21 do të jetë anëtare e Superligës.

LEXO: VENDIMI I FFK-së

Me këtë rast, KF Arbëria ka falenderuar të gjitha klubet e Ligës së Parë që i uruan atyre inkuadrimin në Superligë.

“Jemi falenderues të gjitha skuadrave të cilat përcjellen urimet nga faqet zyrtare të tyre për ne si skuadra të inkuadruara më lartë! Atyre i urojm fat dhe suksese tutje. Ishte kënaqësi të jesh përballë shumë skuadrave të mira të cilat i dhurojn më të miren futbollit të Kosoves duke shfaqur lojen fair-play dhe korrekte. Të tilla ka shumë por duhet vequar skuadrat si: Istogu, Drenasi, Vëllaznimi, Ulpiana, Vitia, Onix Vll.Pozherani dhe shumë tjera! Në të njejten kohë KF Arbëria i uron skuadres Besa nga Peja për inkuadrimin në Superligë!” - është thënë në komunikatën e lëshuar para pak çastesh nga ekipi në fjalë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga