Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPRESA VAZHDON

Arbëria nxjerr pikë në Prishtinë

Arbëria nxjerr pikë në Prishtinë


6 May, 2023 @19:34

Nuk është dorëzuar Arbëria, ndërsa ekipi i drejtuar nga Besart Cecelia ka arritur të sigurojë pikë ndaj Ramiz Sadikut në Prishtinë sot, për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë në Ligë të Parë. Arbëria ishte dukshëm më e mirë në pjesë të parë, ndërsa edhe e mbylli në epërsi me penalltinë e realizuar nga Andi Bikliqi, mirëpo në pjesë të dytë goli i vendasve, bëri që ata të mjaftohen me barazim, për përfundimtaren: Ramiz Sadiku 2-2 Arbëria [n.n. 22, 68 - Alket Bajrami 13, Andi Bikliqi 38pen.].

TABELA AKTUALE

Pas kësaj ndeshjeje, Arbëria e dhjeta, e fundit në renditje të Grupit B në Ligë të Parë ka 19 pikë, 2 më pak se 2 Korriku në pozitën mbijetuese, kurse Ramiz Sadiku ka siguruar mbijetesën më parë dhe po luan duele për të eksperimentuar me ekip, ku ka 26 pikë nga 25 ndeshje, kur kanë mbetur edhe 2 xhiro para fundit të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë