ARDA TURAN
Arda në shitje, por oferta zyrtare s’ka
29 June, 2017 @13:54
Mesfushori turk, që kaloi stinorin e kaluar nga Atletico Madrid te Barcelona, Arda Turan, është në shitje.
Por, ekipi katalonas ende nuk ka pranuar ofertë zyrtare për lojtarin që tentohet të shitet për 30 milionë euro.
Deri më tani ka pasur vetëm spekulime për lojtarin në fjalë, ndërsa Barcelona pritet të nënshkruajë me një mesfushor tjetër gjatë kësaj vere, ku Verratti dhe Paulinho shihen si opcione më të mira.
Besiktas dhe Fenerbahçe janë përfolur si opcione në mediat turke, por lojtari ka bërë të ditur se nëse kthehet në Turqi, do të kthehet vetëm te ish ekipi i tij, Galatasaray.
Njejtë, si opcion është përfolur edhe Arsenali, por zyrtare, sipas Mundo Deportivos, asgjë nuk ka.