Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 KORRIKU 2-3 VJOSA

Ardit Gashi vendos, Vjosa merr kreun me fitore ndaj 2 Korrikut

Ardit Gashi vendos, Vjosa merr kreun me fitore ndaj 2 Korrikut


27 August, 2022 @19:57

Vjosa e Erdin Hashanit, falë sulmuesit shtatëgjatë Ardit Gashi ka marrë fitoren e madhe ndaj 2 Korrikut në Prishtinë sot, ndërsa ekipi ka marrë lidershipin në Ligën e Parë Grupi B.

Një fitore e ardhur në pjesë të dytë të ndeshjes me golin e Gashit, derisa pjesa e dytë shkoi me goleadë ku u shënuan katër gola, për 2-2 pas 45 minutave të para të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Ardit Gashi shënoi golin e dytë të stinorit, kësaj radhe vendimtar kur kishin mbetur edhe 22 minuta deri në fund për përfundimtaren: 2 Korriku 2-3 Vjosa [Flamur Bajrami 17’, Arjon Bllaca 45’ - Albijon Shurdhiqi 28’, Adonis Aliu 31’, Ardit Gashi 68’].

Trajneri i 2 Korrikut pas golit të pranuar futi në lojë edhe katër lojtarë si freskim, por rezultati nuk ndërroi, derisa Vjosa fitoi.

2 Korriku vs. Vjosa, match start

E ajo çfarë vlen të përmendet nga kjo ndeshje për “verdheblutë”, pa dyshim se është debutimi i 16-vjeçarit Elvir Gashijani, i cili sot pati në këmbët e tija afro 15 minuta të kohës së rregullt. Për aq sa u paraqit, djaloshi Gashijani, arriti që të tregohet i rrezikshëm dhe disa herë pasoi për sulmuesit, të cilët lehtë edhe mund të kishin realizuar, por kësaj radhe jo!

 



i:

Viva Fresh Liga e Parë; Java e Dytë

2 Korriku – Vjosa 2:3 (2:2 pas pjesës së parë)

Gjyqtarët: Egzon Dakaj, Zgjim Rahimi, Faton Jakupi

Delegat i ndeshjes: Ismajl Rashiti

Vëzhgues i gjyqtarëve: Mirsad Qehaja

Golat e realizuar: Flamur Bajrami (17’) Arjol Bllaca (45’) – Albijon Shurdhiqi (28), Adonis Aliu (31’), Ardit Gashi (68’)

Formacioni startues i 2 Korrikut: A. Ajeti, P. Osmani, R. Arifi, A. Shahini, V. Ibrahimi, A. Oruqi (kap.), A. Bllaca (B. Shala 76’), Y. Prekopuca (M. Avdiu 64’), Sh. Aliti, R. Bejta (E. Gashijani 76’), F. Bajrami (G. Latifi 53’),. Kryetrajner: Besim Ademi.

Formacioni startues i Vjosës: A. Blakçori, E. Fejzullahu (E. Shabani 75’), L. Pajaziti, B. Selimi, T. Haliti, A. Kozmaqi (A. Dodolli 63’), A. Gashi (B. Ahmeti 75’), P. Livoreka (kap.), A. Aliu (I. Pollomi 63’), E. Asllanaj, A. Shurdhiqi (I. Ademaj 90’). Kryetrajner: Erdin Hashani.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë