FIFA RANKING

Argjentina në kulm, pas 7 viteve
9 July, 2015 @12:37
Edhepse nuk e morrën titullin në Copa America, argjentinasit kanë arritur një sukses të madh në renditjen mujore të FIFA-së të botuar sot.
Gauchosët janë në maje të botës, për herë të parë pas 7 viteve. Me ngritjen e Argjentinës lartë, Gjermania dhe Belgjika kanë humbur nga një pozitë për të rënë pas Biancocelestëve.
Sa i përket befasive të këndshme në këtë listë mujore, përveç Shqipërisë që ka shënuar rekord të vetin me plasmanin në vend të 36-të, Uellsi gjithashtu ka arritur rekordin e vetë duke hyrë për herë të parë në TOP 10 më të mirët e botës, për të zënë vendin e dhjetë.