SHQIP NË BOTË
Arian Kabashi, kontratë profesionale me Elfsborgun
3 January, 2018 @14:36
Që nga dita e sotme, Arian Kabashi është zyrtarisht pjesë e skuadrës seniore të Elfsborgut.
20-vjeçari është pjesë e klubit suedez që nga mosha 13-vjeçare, ndërsa sot ai ka nënshkruar kontratë profesionale me këtë klub, duke bërë që tashmë të jetë pjesë e skuadrës A.
“Jam shumë i lumtur për këtë kontratë. Jam në këtë klub që nga mosha 13-vjeçare dhe jam i lumtur me këtë synim që e kam arritur.
E di që do të jem një nga lojtarët me më së paku përvojë në skuadër, mirëpo kam qëllim që të debutoj fillimisht, pastaj të shënoj golin e parë e më pas edhe të mund të bëhem startues në skuadër.” - u shpreh sulmuesi 20-vjeçar që ka prejardhje nga Istogu.
Më parë futbollisti në fjalë ka shprehur dëshirë që t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, ndërsa babai i lojtarit ka deklaruar që bisedimet me FFK-në do të fillojnë shumë shpejt.