Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Arijanet Muric drejt rekord-kampionit të Turqisë!

Arijanet Muric drejt rekord-kampionit të Turqisë!


17 January, 2022 @14:12

Portieri i reprezentacionit të Kosovës, Arijanet Muric, pritet të ndahet me ekipin e tij të tashëm Adana Demirspor dhe të kalojë te rekord-kampioni i Turqisë, Galatasaray.

Sipas njoftimit të botuar në Koha.net, mediat turke kanë shkruar se Muric do të jetë përforcim i duhur për Galatasarayin në sezonin tjetër, 2022/23 derisa klubi pas largimit të Fatih Terim po drejtohet nga spanjolli Domenec Torrent.

Lidhja mes Torrent dhe Muricit rrjedh prej Man Cityt, pasi që trajneri në fjalë ka punuar për disa vite me Pep Guardiolën atje, pjesë e të cilit ekip ka qenë edhe Muric.

Muric njihet si mbrojtës i mirë i penalltive, pos të tjerash, derisa me gjatësinë e tij është dominant në goditjet nga këndi.


 
Të gjitha lajmet nga International