Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EREDIVISIE

Armando Broja shënon në fitoren e ekipit si mysafir

Foto: Vitesse/fb

Armando Broja shënon në fitoren e ekipit si mysafir


1 November, 2020 @11:59

Sulmuesi i ri i kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka vazhduar me gola te ekipi i tij në Holandë, Vitesse.

Ai ka shënuar në fitoren e ekipit të tij dje ndaj Willem II, në kuadër të xhiros së shtatë të Eredivisies holandeze.

Broja, që te Vitesse është huazuar nga Chelsea, realizoi golin e dytë në minutën e 63-të. Vitesse zë vendin e dytë me 18 pikë pas 7 xhirove sa i ka edhe lideri Ajax.

Për Brojën 19-vjeçar, ky është goli i katërt i realizuar këtë edicion në Eredivisie.

Ai po ftohet rregullisht nga selektori i kombëtares, Edoardo Reja, ndërsa në 3 paraqitjet e tij të deritashme në kuadër të Ligës së Kombeve, ende nuk ka realizuar gol.


 
Të gjitha lajmet nga International