Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJE SHQIPE NE TURQI

Armando Sadiku zyrtarizohet në Superligën turke

Armando Sadiku zyrtarizohet në Superligën turke


4 September, 2020 @22:56

Sulmuesi i Shqipërisë Armando Sadiku që sonte nuk u përdor fare nga Edi Reja në përballje ndaj Bjellorusisë, është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit të Superligës turke, Erzurumspor.

Vetë faqja e Erzurumsporit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje në princip me lojtarin shqiptar dhe se ai do t’i bashkohet skuadrës nga lindja e largët e Turqisë pas ndeshjeve me kombëtaren shqiptare.

Sadiku 29 vjeç së fundi ka qenë lojtar i Levantes spanjolle, por i huazuar për një vit te Luganoja zvicerane dhe së fundi te Malaga spanjolle, ku ka shënuar 13 gola në 36 paraqitje.

Ai është i rregullt në kombëtaren shqiptare dhe përgjatë karrierës së tij te kuqezinjtë ka shënuar 12 gola në 37 paraqitje.

Kujtojmë, Armandoja nga Cërriku është golashënuesi i parë dhe i vetëm i Shqipërisë në një Kampionat Evropian - kur pat shënuar në fitoren e vetme aty, ndaj Rumanisë 1-0.


 
Të gjitha lajmet nga