Të gjitha lajmet

EDHE NJE SHQIPE NE TURQI

Armando Sadiku zyrtarizohet në Superligën turke

Armando Sadiku zyrtarizohet në Superligën turke

4 September, 2020 @22:56

Sulmuesi i Shqipërisë Armando Sadiku që sonte nuk u përdor fare nga Edi Reja në përballje ndaj Bjellorusisë, është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit të Superligës turke, Erzurumspor.

Vetë faqja e Erzurumsporit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje në princip me lojtarin shqiptar dhe se ai do t’i bashkohet skuadrës nga lindja e largët e Turqisë pas ndeshjeve me kombëtaren shqiptare.

Sadiku 29 vjeç së fundi ka qenë lojtar i Levantes spanjolle, por i huazuar për një vit te Luganoja zvicerane dhe së fundi te Malaga spanjolle, ku ka shënuar 13 gola në 36 paraqitje.

Ai është i rregullt në kombëtaren shqiptare dhe përgjatë karrierës së tij te kuqezinjtë ka shënuar 12 gola në 37 paraqitje.

Kujtojmë, Armandoja nga Cërriku është golashënuesi i parë dhe i vetëm i Shqipërisë në një Kampionat Evropian - kur pat shënuar në fitoren e vetme aty, ndaj Rumanisë 1-0.

BJELLORUSIA 0-2 SHQIPERIA

Shqipëri e sigurtë, Cikalleshi-Bare klinik, kuqezinjtë 3 pikë

Fotot: FSHF

4 September, 2020 @22:33

Shqipëria ka nisur me fitore dhe do të ndajë vendin e parë me Kazakistanin pas ndeshjeve të para të Ligës…

AUSTRIA U21 1-5 SHQIPERIA U21

Shpresat shqipe brilante ndaj austriakëve

Foto: FSHF

4 September, 2020 @20:42

Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka shkëlqyer në përballjen e sotme ndaj Austrisë U21 duke i demoluar në Keine Sorgen Arena…

LITUANIA 0-2 KAZAKISTANI

Kazakët fitojnë ndaj rivalit të radhës së kuqezinjëve

Foto: uefa.com

4 September, 2020 @20:15

Kazakistani ka dalë fitues në përballjen e parë të Ligës C4 të Kombeve duke e mposhtur Lituaninë si mysafir në…

FORMACIONET ZYRTARE

11-shet zyrtare: Bellorusia - Shqipëria

Foto: FSHF

4 September, 2020 @19:37

Shqipëria e Edi Rejas nis misionin e Ligës së Kombeve sonte, ndërsa kundërshtari i parë në Ligën C4 të Kombeve…

SHQIPËRIA U21

4 ndërrime te U21 nga Bushi

FOTO / FSHF

31 August, 2020 @9:46

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi, detyrimisht ka bërë 4 ndërrime në listën e të ftuarve për ndeshjet…

Të gjitha lajmet nga Kombëtarja