Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E GJASHTA ME RADHË NË CHAMPIONSHIP

Aro Muric me Burnleyn në super-formë, vazhdojnë kryesimin

Festa e sotme e Burnleyt/ Foto: BurnleyFC/fb

Aro Muric me Burnleyn në super-formë, vazhdojnë kryesimin


2 January, 2023 @22:39

Edhe një pengesë më pak për Burnleyn e drejtuar nga Vincent Kompany, derisa erdhi sonte edhe fitorja ndaj Swanseat si mysafir 1-2. Ekipi ku mbron portieri i Kosovës, Aro Muric, ka shënuar fitoren e radhës në Championship dhe duket të jetë ndër kandidatët kryesorë në rrugë për rikthim në Premier Ligë.

Me fitoren e sontme, Burnley ka shënuar të gjashtën radhazi në kampionat dhe tashmë ka 6 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, Sheffield United, që ka 50 pikë dhe një ndeshje më pak. I treti është Blackburn Rovers me 42 pikë!

Kujtojmë, Aro Muric është portieri i parë i ekipit dhe ekipi ka pranuar deri tash 25 gola në 26 ndeshje. Burnley është ekipi i dytë me më së paku gola të pranuara deri tash.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League