LLAMKOSI FITOI

Aromë titulli në Vushtrri
18 May, 2014 @18:22
Llamkos Kosova ka arritur të shënojë fitore të vështirë ndaj Ferizajit sot, duke e mposhtur 1-0 në Ferki Aliu.
Goli i vetëm i shënuar nga ndeshje përveç tre pikëve, ka kënaqur edhe sytë e tifozëve të shumtë në stadium, pasi Milot Rashica shënoi tejet bukur.
Ekipi i Ismet Munishit të suspenduar, ka dominuar gjatë pjesës më të madhe të takimit dhe tani dy xhiro pa përfunduar kampionati ka katër pikë më shumë se përcjellësi kryesor, Prishtina - me të cilën luan në xhiron e fundit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.