JUVENTUS

Kampioni me rekord pikë
18 May, 2014 @17:56
Juventus sot festoi hat-trickun e titujve kampion në Serie A me radhë duke shënuar fitore ndaj Cagliarit 3-0.
Mirëpo, me këtë fitore ata thyen edhe një rekord të ligave europiane, duke u bërë ekipi i parë që përfundon kampionatin me 102 pikë të tubuara.
Atmosfera festive e ndeshjes nuk i pengoi djelmoshave të Antonio Contes që të shënojnë edhe një fitore para tifozëve për të përmbyllur Serie A-në 2013/14 me rekord 102 pikësh, derisa shënuan Fernando Llorente dhe Claudio Marchisio pas autogolit të Silvestrit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.