POKALFINAL

Bayern, merr edhe Kupën
17 May, 2014 @22:16
Bayern Munchen ka arritur të fitojë edhe trofeun e dytë të stinorit, duke e mposhtur Borussia Dortmundin në finale të Kupës së Gjermanisë me rezultat 2-0 pas vazhdimeve.
‘Fajtori kryesor’ për këtë ka qenë mesfushori holandez i Bayern Munchen, Arjen Robben, që shënoi gol në pjesën e fundit të vazhdimeve, ndërsa krejt në fund, Thomas Muller shënoi për ta përcaktuar rezultatin përfundimtar.
Ndeshja ka qenë tejet aktraktive me raste nga të dyja palët për gjatë 90 minutave të kohës së rregullt ku portierët Roman Weidenfeller dhe Manuel Neuer kanë shpëtuar disa herë portat e tyre.
Sidoqoftë, në fund bavarezët me Pep Guardiolan në krye kanë arritur të ngrisin edhe një trofe për këtë stinor.
Xherdan Shaqiri ka qenë gjatë gjithë kohës në bankën rezervë të Bayernit dhe nuk është futur për asnjë minutë në fushë.