FA CUP

Përfundon agonia, Arsenal fiton trofe
17 May, 2014 @20:40
Arsenal ka arritur të fitojë një trofe pas 9 vitesh pritjeje. Djelmoshat e Arsene Wenger kanë arritur të rikthehen në ndeshje pas startit të jashtëzakonshëm të Hull City që shënoi dy gola për 10 minuta të para të ndeshjes.
Kanë qenë dy mbrojtësit James Chester dhe Curtis Davies që kanë shënuar pas topave të ndërprerë në ndeshje.
Mirëpo, spanjolli me përvojë Santi Cazorla me golin e tij nga gjuajtja e lirë ka ngjallë shpresat për rikthim shpejtë në pjesën e parë dhe me golin e Laurent Koscielny në pjesë të dytë Topçinjtë çuan ndeshjen në vazhdime.
Pas dominimit në kohën shtesë, uellsiani Aaron Ramsey me goditje precize solli golin e fitores dhe rezultatin përfundimtar 3-2 në të mirë të Arsenalit - që fitoi FA Kupën e Anglisë, si dhe gëzoi tifozët me një trofe, për herë të parë pas vitit 2005.