Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TITULLI DRAMATIK

Atletico Madrid kampion i Spanjës!

mundodeportivo

Atletico Madrid kampion i Spanjës!


17 May, 2014 @19:48

Atletico Madrid përkundër të gjitha parashikimeve ka arritur të shpallet kampion i Spanjës për stinorin 2013/14. 

Djelmoshat e Diego Simeones kanë luftuar me mish e shpirt edhe në ndeshjen e fundit të La Ligas, ku i duhej vetëm të mos humbnin - dhe e arritën këtë në fund - ashtu që të shpallen kampion. 

Barcelona kaloi në epërsi me një gol maestral të Alexis Sanchez, për të përfunduar pjesën e parë të ndeshjes me shpresa kampioni. Mirëpo, një pjesë e dytë e nisur me super luftë nga Rojiblancot ka bërë që Diego Godin, qendërmbrojtësi i Atleticos të gozhdojë një top nga korneri me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1 dhe për t’ia sjellur titullin ekipit të tij. 

Atletico Madridit iu lënduan dy lojtarët më të mirë në pjesë të parë, kur Diego Costa dhe Arda Turan, u desht të dalin nga fusha. 

Leo Messi shënoi një gol në pjesë të dytë, që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. 

Në fund përkundër presionit të hatashëm të katalonasve, madrilenët kanë arritur t’i bëjnë ballë gjithçkaje dhe të arrijnë titullin. 

Titulli i fituar nga Atletico Madrid këtë stinor, është i pari që e fiton një ekip në Spanjë pas një dekade, duke e ndërprerë dominimin e dyshes, Barcelona dhe Real Madrid. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga La Liga