Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FFK

Llamkosit 800€ gjobë

Llamkosit 800€ gjobë


17 May, 2014 @17:02

Skuadra lidere e Superligës së Kosovës, Llamkos Kosova, që po lufton për titullin e parë të kampionit të Kosovës, është dënuar me 800 euro nga Federata e Futbollit të Kosovës. 

Ky dënim për vushtrriasit ka ardhur pasi që janë evidentuar lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së xhiros paraprake ndaj Dritës. 

Hedhje e gjësendeve në fushë, sharje në kor, goditje e gjyqtarit në kokë me shishe të plastikës, kanë qenë ndër incidentet më të mëdha të kësaj ndeshjeje që shtyen FFK-në t’ua shqiptojë këtë dënim vushtrriasve. 

Përveç ekipit, edhe portieri i Llamkos Kosovës, Petrit Tahiri është dënuar me dy ndeshje moslojë, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq (prekje me dorë jashtë 16 metërshit). 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga