FAIR PLAY FINANCIAR

REUTERS
60 mln € gjobë nga UEFA
16 May, 2014 @21:41
Kampioni i posashpallur i Anglisë dhe ai i Francës, Manchester City dhe Paris St Germain, përkatësisht, shpejtë do të gjobiten me nga 60 milionë euro për shkak të shkeljes së rregullit të Fair Playit financiar të UEFA-së.
Këto dy skuadra gjithashtu, do të kenë të limituara skuadrat në vetëm 21 futbollistë, në vend të 25 sa është numri i lejuar për gara europiane.
Përveç këtyre skuadrave, edhe ish kampioni i Turqisë, Galatasaray dhe skuadrat ruse, Zenit St Petersburg e Anzhi Makhachkala nuk kanë marrë notë kaluese sa i përket kësaj rregulle.
Sipas Press Association Sport, që ka njoftuar për këtë vendim të shtëpisë së futbollit europian, UEFA ka në listën e saj në total 9 skuadra, të cilat do të kenë të drejtën e ankimit në Gjyqin Arbitrar Sportiv, CAS.