Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRANITI

Mund të luaj për Kosovën

Granit Xhaka me fanellë të bardhë, pas ndeshjes Zvicra-Qipro/REUTERS

Mund të luaj për Kosovën


16 May, 2014 @20:00

Ylli kosovar i përfaqësueses së Zvicrës dhe Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, që këto ditë po qëndron në Prishtinë, para mikrofonëve të shumtë sot ka thënë se një ditë do të mund të luaj për Kosovën. 

“Për Shqipërinë definitivisht jo, pasi që një gjë e tillë nuk është e mundur, por për Kosovën mund të luaj. Nuk i dihet se çka mund të ndodh në dy-tre vitet e ardhshme,” ka thënë Xhaka duke i përshëndetur fëmijët e shumtë sot në qendër të kryeqytetit tonë. 

Xhaka do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror Brazili 2014 me përfaqësuesen zvicerane, ku bëjnë pjesë edhe 4 futbollistë tjerë me origjinë shqiptare. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga