MESFUSHORI

REUTERS
Basha kalon operimin me sukses
16 May, 2014 @19:49
Migjen Basha, mesfushori standard i kombëtares shqiptare në futboll, ka kaluar me sukses operimin e tij të kryer në Tubingen të Gjermanisë.
Futbollisti i Torinos pak pasi që është këndellur nga anestetiku ka postuar në llogarinë e tij në Facebook fotografinë e këmbës së majtë të tij të operuar duke shkruar “shkoi një gajle”.
Bashës, i dëshirojmë shërim të shpejtë postoperativ dhe kthim sa më të shpejtë në fushat e gjelbëra.