LUIS ENRIQUE

Braktis Celta Vigon
16 May, 2014 @15:20
Luis Enrique ka përfunduar misionin e tij me Celta Vigon. Kështu ka njoftuar e përditshmja spanjolle, Marca, sot.
Trajneri karizmatik Enrique pritet të jetë zëvendësues i Tata Martinos te Barcelona, përkundër se ai vetë e ka mohuar një gjë të tillë në konferencë për shtyp.
“Deri më sot, unë nuk e di ku do të jem stinorin e ardhshëm. S’kam marrëveshje me asnjë skuadër, edhepse po e shoh si po më shikoni. T’ju them që gjithçka është spekulim, besomëni ose jo,” ka thënë Enrique në konferencën për shtyp, ku ka njoftuar se me të përfunduar stinori këtë fundjavë do ta braktis ekipin nga Atlantiku me mision të kompletuar, qëndrim në La Liga.
Luis Enrique besohet të jetë zëvendësuesi i Tata Martinos te Barcelona, pas një takimi që pati javë më parë me drejtorin sportiv të katalonasve, Andoni Zubizarreta.