LEO MESSI

REUTERS
Bëhet më i paguari në botë
16 May, 2014 @13:10
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka arritur marrëveshje me klubin e tij për renovim kontrate duke arritur të bëhet futbollisti më i paguar në botë.
Klubi katalonas ka njoftuar në llogarinë zyrtare të tij në Twitter se marrëveshja me Messin është arritur, derisa argjentinasi 26 vjeçar pritet të përfitojë 20 milionë euro neto në vjet - që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në botë në histori të këtij sporti.