SINAN BYTYQI

Sinan Bytyqi debuton për Cityn
16 May, 2014 @1:09
Sinan Bytyqi ka debutuar në skuadrën e parë të Manchester Cityt. Mesfushori ofansiv nga Prizreni i cili gjatë këtij stinori ka luajtur me ekipin U21 të Manchester Cityt, ka realizuar paraqitjen e tij të parë nën direktivat e Manuel Pellegrinit.
Futbollisti 19 vjeçar debutimin e tij e realizoi sot në ndeshjen miqësore Al Ain - Manchester City, duke e zëvendësuar serbin Alekasndar Kolarov në minutën 73’ të ndeshjes.
Bytyqi kishte edhe një rast të mirë për të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes pas një depërtimi në zonë të rrezikshme, mirëpo goditja e tij nuk ishte i saktë.
Manchester City në këtë ndeshje që e fitoi me rezultat 0-3, megjithëse kishte disa lojtarë të rëndësishëm si Kolarov, Nasri, Jovetic, Nastasic e Clichy, kryesisht u paraqit me lojtarë rezervë.