PLAY-OUT BUNDESLIGA

Azemi e Mavraj, afër Bundesligës
15 May, 2014 @22:38
Greuter Furth ka arritur që të dalë i pamposhtur në ndeshjen e parë të Play-Outit që siguron një vend në Bundesligë stinorin që vjen.
Skuadra e sulmuesit të përfaqësueses kosovare, Ilir Azemi dhe mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare, Mërgim Mavraj, tashmë do të ketë rastin që të rikthehet në Bundesligë nëse arrin fitore në ndeshjen e dytë të Play-Outit si vendas ndaj Hamburgut.
Dyshja shqiptare Azemi dhe Mavraj kanë qenë në formacionin bazë të ekipit të tyre dhe i kanë bërë ballë deri në fund të ndeshjes Hamburgut për të nxjerrë në fund barazimin 0-0.
Azemi u zëvendësua nga trajneri i tij, Frank Kramer, 5 minuta pa përfunduar takimi, derisa Mavraj luajti deri në fund.
Ndeshja e kthimit që do t’i mundësonte me fitore Greuter Furthit rikthimin në elitën gjermane të futbollit zhvillohet tre ditë më vonë, pra më 18 maj në Trolli Arena të Furthit.