Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

Llamkosi çalon në Pejë

Foto: KF Besa

Llamkosi çalon në Pejë


15 May, 2014 @18:14

Llamkos Kosova nuk ka arritur ta shfrytëzoj humbjen në këtë javë të ndjekësit më të afërt, Ferizajit. Ekipi nga Vushtrria është ndarë duarthatë nga përballja kundër Besës në stadiumin Shahin Haxhiislami në Pejë.

Goli i vetëm në ndeshje erdhi nga mesfushori ofansiv, Mensur Duraku, i cili në minutën 54’ të ndeshjes e befasoi portierin mysafir duke shënuar nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore të Besës, lufta për titull ndërmjet Llamkos Kosovës, Ferizajit dhe Prishtinës ka mbetur e hapur, pasi vushtrriasit mbetet me katër pikë më shumë se dy të fundit.

Javën e ardhshme do të luhet derbi ndërmjet Llamkos Kosovës dhe Ferizajit, kurse Besa do të jetë mysafire e Hajvalisë, e cila po mundohet t’i shmanget Play Outit.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga