BAYERN

Thiago mbetet pa Botëror
15 May, 2014 @14:17
Mesfushori i talentuar spanjoll i Bayern Munchen, Thiago Alcantara, mbetet pa Kampionat Botëror.
Përkundër se ai ishte në listën 30 futbollistëshe të Vicente Del Bosques për Brazil, mediat gjermane kanë plasuar njoftimin e Bayern Munchen, që thotë se Thiago nuk do të jetë i gatshëm që të kthehet nga lëndimi për të qenë pjesë e Spanjës, në luftë për mbrojtjen e titullit të Kampionit Botëror.
“Djaloshi i ri që po punon për tu kthyer nga lëndimi në ekipin e tij dhe për vendin e tij në Kampionat Botëror - ka parë që ëndrrat t’i rrënohen për momentin,” ka thënë drejtori i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.
“Ne do të kujdesemi për atë ashtu që të jetë gati për fillimin e stinorit 2014/15.”
Thiago 23 vjeçar, ish lojtar i Barcelonës, ka dështuar të paraqitet për Spanjën edhe në EURO 2012 si dhe në Lojërat Olimpike, Londra 2012 - për shkak të lëndimit.