Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BENFICA

Mallkimi i Guttmann, vazhdon

BBC/Getty Images

Mallkimi i Guttmann, vazhdon


14 May, 2014 @23:47

Benfica përsëri nuk ka arritur të fitojë trofe në Europë. Mallkimi i ish trajnerit të ekipit portugez nga vitet 1961 dhe 1962 - vazhdon të mbetet aktual për Shqiponjat e Lisbonës. 

Ja historia, hungarezi me origjinë izraelite, Bela Guttmann, ka qenë trajner i njohur i kohës në Europë duke ia sjellur Benficës dy tituj europian në vitet 1961 dhe 1962 (Kupën e Kampionëve). 

Mirëpo, pas trofeut të dytë të fituar të Europës, kryetari i klubit të Benficës vendos ta ndërrojë trajnerin pa ndonjë arsye dhe thjesht për të vendosur një mik të tijin në postin e trajnerit të Benficës. 

Duke dalë nga zyra e kryetarit, para të pranishmëve në stadium, hungarezi Guttmann kishte thënë: “Benfica asnjëherë më nuk do të arrijë të fitojë trofe në Europë.” 

Kjo ka qenë finalja e tetë europiane për Benficën pas asaj kohe - natyrisht e humbur. E ky mallkim i tij vazhdon të jetë aktual, derisa gjatë gjithë kësaj kohe sa ka qenë gjallë legjenda e klubit Eusebio, kur Benfica shkonte në një finale - i dërgonte lule në varr Guttmannin, por pa sukses. 

Benfica humbi edhe finalen e vitit të kaluar të Europa League, duke u mposhtur nga Chelsea në minutën e fundit të takimit, 1-2. 

Guttmann ka qenë i njohur si eksperimentues i madh i futbollit dhe ka ndërruar shpesh klube. Ai ka hyrë në histori si trajner i parë që ka ndërprerë dominimin e Real Madridit në finalet e Kupës së Kampionëve të Europës. 


TROFEU HISTORIK

Sevilla historike, arrin trofeun e tretë

Europa League

Sevilla historike, arrin trofeun e tretë

14/05/14 @ 23:23

SUPERLIGA

Prishtina shkatërron Ferizajin

FFK Superliga

Prishtina shkatërron Ferizajin

14/05/14 @ 18:18

THE REDS

Liverpool prezenton fanellat e reja

Premier League

Liverpool prezenton fanellat e reja

14/05/14 @ 17:13

MIQËSORJA E RADHËS

Caktohen çmimet e biletave për Kosova-Turqia

FFK Superliga/International

Caktohen çmimet e biletave për Kosova-Turqia

14/05/14 @ 14:51

PAS SHORTIT

Drita mëson kundërshtarin, trajneri shpreson në befasi

Conference League/FFK Superliga/Europa League/Transfere

Drita mëson kundërshtarin, trajneri shpreson në befasi

21/06/23 @ 16:14

DATAT E NDESHJEVE TË PARA

Ekipet e Kosovës mësojnë rivalët në rrethin e parë kualifikues

Conference League/Champions League/Europa League

Ekipet e Kosovës mësojnë rivalët në rrethin e parë kualifikues

20/06/23 @ 16:12

JORGE JESUS

Fiton Kupën dhe largohet

Europa League/International/Transfere

Fiton Kupën dhe largohet

12/06/23 @ 12:53

EINDHOVEN

Ish-trajneri i Ajaxit, merr drejtimin e PSV-së

Europa League/International/Transfere

Ish-trajneri i Ajaxit, merr drejtimin e PSV-së

12/06/23 @ 12:46

SEVILLA PËR TË SHTATËN HERË!

Bono hero! Sevilla fiton edhe një trofe të Europa League

Europa League

Bono hero! Sevilla fiton edhe një trofe të Europa League

31/05/23 @ 23:44

FORMACIONET ZYRTARE TË FINALES

Sevilla-Roma, 11-shet startuese

Europa League

Sevilla-Roma, 11-shet startuese

31/05/23 @ 22:11

TELASHET E MANCHESTER UNITEDIT ME LËNDIME

Dy qendërmbrojtësit lëndohen, njëri mbyll stinorin

Europa League/Premier League

Dy qendërmbrojtësit lëndohen, njëri mbyll stinorin

15/04/23 @ 00:31

PAS RRETH 6 MUAJSH PUNE

Sevilla shkarkon Jorge Sampaolin

Europa League/La Liga/Transfere

Sevilla shkarkon Jorge Sampaolin

21/03/23 @ 15:38

SHORTI I ÇEREKFINALES

Finalistët e Ligës së Konferencës takohen në çerekfinale të Ligës së Evropës

Europa League

Finalistët e Ligës së Konferencës takohen në çerekfinale të Ligës së Evropës

17/03/23 @ 14:52

PLAYOFF I EUROPA LEAGUE

Barcelona - Manchester United, super dueli i Europa Ligës!

Europa League

Barcelona - Manchester United, super dueli i Europa Ligës!

07/11/22 @ 13:33


 
Të gjitha lajmet nga Europa League