SUPERLIGA
Prishtina shkatërron Ferizajin
14 May, 2014 @18:18
Kampionja e fundit e Kosovës, Prishtina, është kthyer me tre pikë nga udhëtimi në Ferizaj.
Ekipi i Ferizajit i cili javën e kaluar i shënoi katër gola Drencës, sot e përjetoi të njëjtën gjë në portën e vetë.
Vendasit ishin ata të cilët kaluan në epërsi me golin e Egzon Shabanit, kurse epërsi në të mirë të Prishtinës u kthye me dy gola të Liridon Latifit.
Golashënues për Prishtinën ishin edhe Shend Kelmendi dhe Berat Ahmeti, të cilët ia fitoren e dytë rresht ekipit të tyre.
Me këtë fitore skuadra e Suad Keçit është barazuar në pikë me Ferizajin, por kjo e fundit megjithatë vazhdon ta mbaj pozitën e dytë në tabelë për shkak të golaverazhit më të mirë.
Nesër luhet ndeshja e fundit e kësaj jave, ku takohet skuadra e Besës me liderin aktual, Llamkos Kosovën.
Rezultatet dhe tabela aktuale.