Diego Costa konfirmohet si i Chelseat
14 May, 2014 @14:37
Sulmuesi spanjoll i Atletico Madridit, Diego Costa, që do të jetë për herë të parë pjesë e kombëtares spanjolle në Kampionat Botëror, Brazili 2014 - ka vërtetuar se do të jetë lojtar i ri i Chelseat.
Ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ka bërë të ditur se ”është koha për tu përshëndetur nga një vend dhe tifozë të mrekullueshëm, nga dashuria e parë dhe e përjetshme, për të shkuar në Chelsea.”
Me këtë, sulmuesi 25 vjeçar tani pret përfundimin e Botërorit për tu zyrtarizuar si futbollist i ri i londinezëve - të cilët i eliminoi këtë stinor nga Liga e Kampionëve.
Përndryshe, sulmuesi i Rojiblancove ka marrë dritën e gjelbër nga mjekët e klubit për të qenë pjesë e ekipit të tij në ndeshjen e fundit të La Ligas, ku në Camp Nou do të vendoset kampioni i Spanjës në ndeshjen Barcelona - Atletico Madrid.