FINALJA
Benfica apo Sevilla?!
14 May, 2014 @10:19
Trajneri i Benficës, Jorge Jesus, beson se ekipi i tij tashmë është gati që të shënojë fitore në finale, pas dështimit në stinorin e kaluar.
Që nga dy titujt e fituar me radhë në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, Benfica ka humbur shtatë herë në finale të garave europiane - dhe nuk ka arritur të ngrisë trofe.
Tashmë, të gjithë besojnë se ky është viti për të thyer akullin. Kjo pasi që stinorin e kaluar patën hyrë në javën e fundit të Ligës, Kupës dhe Europës për të fituar titull të trefishtë - dhe mbetën pa asgjë në fund.
Kësaj radhe Shqiponjat e Lisbonës arrijnë me dy trofe të fituar. Titulli dhe Kupa e Ligës janë fituar dhe në Torino sonte do të kërkojnë të tretën.
E nëse arrijnë triumf sonte në Torino ndaj kundërshtarit të tyre, atëherë të dielën në finale të Kupës së Portugalisë mund të kurorëzojnë stinorin edhe me trofeun e katërt.
Por në anën tjetër, Unai Emery me Sevillën, e kërkojnë me po aq ngulm trofeun e Europa League.
“S’kam qejf t’i lëshojë këto raste,” ka thënë Emery në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Më kujtohen ditët kur e shikoja Juande Ramosin me Sevillën kur e pat fituar dy herë radhazi trofeun e Europa League, 2005/06 dhe 2006/07. Rasti erdhi, por edhe ne erdhëm.”
Për Andaluzianët ka qenë një stinor i lodhshëm europian ky. Ata ia nisën kampanjës për këtë trofe më 1 gusht të vitit të kaluar, duke kaluar 19 ndeshje ndaj kundërshtarëve nga mbarë Europa.
”Çkado që të ndodh në finale, ne jemi këtu. Por do të ishte e mrekullueshme të përfundojmë stinorin me këtë trofe,” ka përfunduar Emery.
Sa i përket favoritit për të fituar këtë ndeshje finale - Benfica është ajo, pasi që ka kuotë 2.25 për fitore, e Sevilla 3.10.
Finalet e fundit të Europa League:
2009/10 | Atletico Madrid - Fulham | 2-1 pas vazhdimeve | |
2010/11 | Porto - Sporting Braga | 1-0 | |
2011/12 | Atletico Madrid - Athletic Bilbao | 3-0 | |
2012/13 | Chelsea - Benfica | 2-1 | |
2013/14 | Benfica - Sevilla | ? |
FINALJA:
1 | 20:45 sonte - Juventus Arena, Torino | Benfica - Sevilla | Gjyqtari kryesor: Felix Brych (Gjermani) |