GAUCHOS
Argjentina pa Tevezin në Brazil
14 May, 2014 @8:13
Edhe përzgjedhësi i Argjentinës, Alejandro Sabella, në listën e tij të 30 futbollistëve, prej të cilëve përfundimisht do të udhëtojnë 23 në Brazil, nuk ka kaluar pa befasi.
Ai ka lënë anash sulmuesin kryesor të kampionit të Italisë, Carlos Tevez, duke mos e ftuar as në listën provizionale, derisa ka befasuar ftesa për sulmuesin e Werder Bremenit, Franco Di Santo.
Përzgjedhësi Sabella deri më tani asnjëherë nuk kishte ftuar Tevezin që të luaj për Argjentinën, përkundër se sulmuesi kishte qenë violina kryesore e sulmit Bianconer në rrugë për titull.
Para se të shpallte listën përzgjedhësi, Tevez kishte thënë se do të pranonte të qëndronte edhe rezervë e dyshes sulmuese Gonzalo Higuain dhe Sergio Aguero, të cilët i konsideron si sulm ideal për Argjentinën, mirëpo, si duket Sabella nuk beson në cilësitë e tij për lojë ekipore.
E sa i përket sulmuesve tjerë të ftuar nga Sabella, asnjëri nuk ka shënuar më shumë gola këtë stinor se Tevez, përveç Lionel Messit, derisa Di Santo, ish lojtari i Blackburn e Wigan - është përbiruar aty.
ARGJENTINA NË BRAZILI 2014
Portierë: | Mariano Andujar (Catania/ITA), Sergio Romero (Monaco/FRA), Agustin Orion (Boca Juniors) | ||
Mbrojtës: | Lisandro Lopez (Getafe/ESP), Hugo Campagnaro (Inter Milan/ITA), Federico Fernandez (Napoli/ITA), Pablo Zabaleta (Manchester City/ENG), Ezequiel Garay (Benfica/POR), Marcos Rojo (Sporting Lisbon/POR), Jose Basanta (Monterrey/MEX), Nicolas Otamendi (Atletico Mineiro/BRA), Martin Demichelis (Manchester City/ENG), Gabriel Mercado (River Plate) | ||
Mesfushorë: | Javier Mascherano (Barcelona/ESP), Jose Sosa (Atletico Madrid/ESP), Augusto Fernandez (Celta Vigo/ESP), Ricky Alvarez (Inter Milan/ITA), Lucas Biglia (Lazio/ITA), Ever Banega (Newell's Old Boys), Fernando Gago (Boca Juniors), Maxi Rodriguez (Newell's Old Boys), Enzo Perez (Benfica/POR), Fabian Rinaudo (Catania/ITA) | ||
Sulmues: | Lionel Messi (Barcelona/ESP), Angel Di Maria (Real Madrid/ESP), Rodrigo Palacio (Inter Milan/ITA), Gonzalo Higuaín (Napoli/ITA), Sergio Agüero (Manchester City/ENG), Ezequiel Lavezzi (Paris SG/FRA), Franco Di Santo (Werder Bremen/GER) |