REKORDER I KAMERUNIT
Eto’o afër historisë
13 May, 2014 @14:45
Sulmuesi i Chelseat, Samuel Eto’o, do të merr pjesë në Kampionatin e katërt Botëror me Kamerunin, duke e barazuar kështu rekordin e ish përfaqësuesve të Kamerunit, Rigobert Song dhe Jacques Songo’o.
Eto’o i cili më parë kishte qenë pjesë e Kamerunit në Kampionatet Botërore: Franca 1998, Korea dhe Japonia 2002 dhe Afrika e Jugut 2010, sivjet në Brazili 2014 do të regjistrojë paraqitjen në Botërorin e katërt.
Ai gjithashtu i është afruar edhe Roger Milla-së në rekordin e golave të shënuar në Kampionate Botërore për Kamerunin. Milla deri më tani ka 5 gola të shënuara në Botërore, derisa Eto’o ka dy gola më pak të shënuara dhe në Grupin A ku bën pjesë bashkë me Brazilin, Kroacinë dhe Meksikon - do të tentojë të shënojë tre herë për tu bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kamerunit në Kampionate Botërore.