OLYMPIQUE
Lyon mbetet pa trajner
13 May, 2014 @12:24
Remi Garde 48 vjeç, më nuk do të jetë trajner i Olympique Lyon. Kështu ka njoftuar sot në një konferencë për shtyp vetë ai bashkë me kreun e klubit, Jean-Michel Aulas.
Sipas raportimeve nga konferenca për shtyp, Garde nuk do të vazhdojë kontratën me klubin lionez, për shkak të arsyeve personale, derisa Aulas ka bërë të ditur se atij kontrata i skadon me përfundimin e këtij stinori.
“Largohem për arsye personale. Nuk do të shkoj në një ekip tjetër, thjesht më duhet pushim,” ka thënë Garde në fjalimin përshëndetës të tij.
Garde, ish lojtar i Lyonit, ka arritur që stinorin e kaluar të fitojë Kupën e Francës dhe Superkupën, derisa këtë stinor ai nuk ka arritur t’i bëj ballë skuadrave që shpenzuan shumë. Trajneri në fjalë largohet nga klubi pas 6 viteve shërbimi.