HODGSON PUBLIKON LISTËN
Lista e ‘Tre luanëve’ për Brazil
12 May, 2014 @15:26
Përzgjedhësi i përfaqësueses angleze, Roy Hodgson, ka bërë të ditur listën e 23-shes që do të udhëtojë me karavanin anglez në Brazil.
Gjak i ri
Mbrojtësit e vjetër të Chelseat, ashtu siç edhe pritej, nuk janë përfshirë në listë. John Terry e Ashley Cole nuk u përfshinë, derisa ish futbollisti i përfaqësueses, Gary Lineker, ka përgëzuar Hodgsonin i pari duke thënë në Twitter: “Urime, një Angli e re, me gjak të ri.”
Frank Lampard, Steven Gerrard dhe Wayne Rooney, bashkë me Joe Hartin kanë qenë të padiskutueshëm duke bërë pjesë në çdo kombinim, derisa nuk çudit fakti se aty janë përfshirë edhe tre futbollistët që bënë Southamptonin befasi të këndshme të stinorit: Luke Shaw, Adam Lallana dhe Rickie Lambert.
Grupi i vdekjes
Anglia është duke ndjekur titullin e parë të Kampionit Botëror që nga viti 1966 dhe si kundërshtarë në Grupin D kualifikues në Brazil do të ketë: Uruguajin, Kosta Rikën dhe Italinë.
ANGLIA NË BRAZILI 2014:
Portierë: | Joe Hart (Manchester City), Ben Foster (West Bromwich Albion), Fraser Forster (Celtic). | ||
Mbrojtës: | Leighton Baines (Everton), Gary Cahill (Chelsea), Phil Jagielka (England), Glen Johnson (Liverpool), Phil Jones (Manchester United), Luke Shaw (Southampton), Chris Smalling (Manchester United). | ||
Mesfushorë: | Ross Barkley (Everton), Steven Gerrard (Liverpool), Jordan Henderson (Liverpool), Adam Lallana (Southampton), Frank Lampard (Chelsea), James Milner (Manchester City), Alex Oxlade-Chamberlain (Arsenal), Raheem Sterling (Liverpool), Jack Wilshere (Arsenal). | ||
Sulmues: | Rickie Lambert (Southampton), Wayne Rooney (Manchester United), Daniel Sturridge (Liverpool), Daniel Welbeck (Manchester United). | ||
Lista e pritjes: | John Ruddy (Norwich City), Jon Flanagan (Liverpool), John Stones (Everton), Michael Carrick (Manchester United), Tom Cleverley (Manchester United), Andy Carroll (West Ham United), Jermain Defoe (Toronto FC). | * - Te lista e pritjes bëjnë pjesë futbollistët që do të mirren parasysh në rast të lëndimit të ndonjë futbollisti nga 23-shja e lartëshënuar; |