MEDIA
Dy Manchesterët dhe Arsenal, pas Xavit
12 May, 2014 @13:16
Kampioni i posashpalluar i Anglisë, kampioni i stinorit të kaluar dhe Topçinjtë e Londrës - janë në kërkim të legjendës së Barcelonës dhe Spanjës, Xavi Hernandez.
Kështu ka njoftuar sot e përditshmja britanike, Daily Star, që bazohet në burimet e saja pranë klubeve në fjalë duke marrë sinjale edhe nga agjenti i futbollistit.
Ish zyrtarët e lartë të Barcelonës, Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain që sot kryejnë detyra te Manchester City - janë edhe disa indikues tjerë se Xavi mund të përfundojë te kampioni i posashpallur i Anglisë. Mirëpo, gazeta në fjalë numëron pengesat e Fair-Playit financiar që mund ta pengojnë kalimin e Xavit te Man City, pasi që mesfushori katalonas kërkon së paku 150 funta në javë, rrogë.
Në anën tjetër, Xavi është njëri ndër futbollistët që i pëlqen loja e Arsenalit - që mund të jetë një arsyet për të përfunduar në Londër. E Manchester United - qëllim kryesor do të ketë zëvendësimin e Paul Scholes, mungesa e të cilit nuk u arrit të mbushet assesi këtë stinor nga asnjë lojtar i provuar aty.
Për më tepër, mbetet të shihet me të përfunduar stinori edhe në La Liga dhe Kampionati Botëror, prej kur Xavi mund të vendos për të ardhmen e tij, për të cilin u përfol më parë se mund të shkojë edhe në ligën e futbollit amerikan, MLS, për në ekipin e New Yorkut.