PA BILETË PËR BRAZIL
Tërhiqet nga përfaqësuesja!
12 May, 2014 @12:32
Sot gjatë ditës pritet që Roy Hodgson të lexojë emrat e 23-shes që do ta përfaqësojnë Anglinë në Brazili 2014.
Mirëpo, një lajm shokues ka ardhë nga krahmbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, i cili ka paralajmëruar tërheqjen nga reprezentacioni duke ditur që nuk do të jetë pjesë e kësaj liste të Hodgson.
“E morra një telefonatë nga Roy dhe u pajtova që Anglia duhet të përbëhet nga futbollistë të rinj. Mendoj se më së miri është që të pensionohem nga përfaqësuesja tash,” ka shkruar Cole në llogarinë e tij në Twitter, ku shihej përzgjedhja me kujdes e çdo ‘cicërime’.
Vendin e Ashley Cole pritet ta zë Luke Shaw i Southamptonit.