SERIE A
Fjalën e fundit e tha Osvaldo
11 May, 2014 @19:31
Ndeshja e fundit e javës së parafundit të Serie A-së, ndërmjet dy skuadrave të para të radhitjes tabelare, Juventus dhe Roma, përfundoi me fitoren e Juventusit.
Ky takim nuk kishte asnjë rëndësi për të dyja palët, pasi që që të dyja skuadrat tashmë i kanë të siguruar pozitat e tyre në tabelë.
Por kështu nuk mendoi edhe futbollisti i Juventusit, Pablo Osvaldo, i cili e tundi portën e Skorupskit në minutën e katërt të lojës shtesë.
Kjo ishte fitorja e 32-të e Juventusit, të cilit i nevojitet vetëm edhe një pikë në ndeshjen e fundit kundër Cagliarit për të arritur në treshifrorë numrin e pikëve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.