VUSHTRRI
Drita i komplikon punët në krye të tabelës
11 May, 2014 @18:13
Lufta për titull në Raiffeisen Superligën e Kosovës është nxehur tej mase.
Për këtë u përkujdes skuadra nga Gjilani, Drita, e cila arriti të barazoj me rezultat 1-1 me liderin e radhitjes tabelare, Llamkos Kosovën.
Mysafirët shënuan të parët me anë të Xhevdet Shabanit i cili realizoi në minutën 62’.
Tre minuta më vonë, vushtrriasit mbetën me një lojtar më pak pasi portieri Tahiri u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në minutën 87’ edhe Drita mbeti me një lojtar më pak.
Caktimi i 12 minutave shtesë i gjyqtarit kryesor të ndeshjes i konvenoi më së shumti Llamkos Kosovës, e cila në minutën e tretë të lojës shtesë e barazoi rezultatin me golin e Bashkim Shalës nga penalltia.
Pas rezultateve të javës 29, Llamkos Kosova vazhdon të kryesoj në tabelë, por tani me vetëm katër pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ferizaji. Drita mbetet e shtata me 39 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.