AZEMI & MAVRAJ
Azemi sërish shënues, Greuther Furthi vetëm në Play Off
11 May, 2014 @17:03
Ilir Azemi e ka mbyllur stinorin si golashënuesi i tretë më i mirë në Bundesliga 2. Sulmuesi kosovar shënoi golin e 14-të për sivjet në ndeshjen e fundit të stinorin, duke kontribuar në fitoren e skuadrës së tij, Greuther Furth, ndaj Sandhausenit.
Azemi shënoi në minutën 52’, ndërsa atij iu bashkangjit Zoltan Stieber 83’ për fitoren 2-0.
Ilir Azemi, së bashku me Mërgim Mavrajn, si zakonisht ishin titullarë edhe në këtë ndeshje për Greuther Furthin.
Me këtë fitore, Greuther Furthi do të luaj në Play Off për ta siguruar biletën e fundit për të shkuar në Bundesligë.