INTER
Lehtë ndaj Lazios
10 May, 2014 @22:41
Ndeshja e javës së parafundit të Serie A-së ndërmjet Interit dhe Lazios, i takoi skuadrës vendase e cila fitoi me rezultat bindës.
Lazio e filloi ndeshjen furrishëm duke shënuar në minutën e dytë me anë të Giuseppe Biavas, por vetëm pesë minuta më vonë rezultati u balancua me golin e Rodrigo Palacios.
Nerazzurrët shënuan dy gola brenda tre minutave duke e bërë rezultatin 3-1 me anë të golave të Mauro Icardit (34’) dhe Palacios (37’), derisa për rezultatin përfundimtar u përkujdes mesfushori Hernanes që shënoi në minutën 79’.
Etrit Berisha dhe Lorik Cana e nisën si titullarë dhe luajtën gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa në minutën 52’ e gjithë vëmendja u kthye kah Javier Zanetti i cili u inkuadrua në lojë duke e zëvendësuar Jonathanin. Kjo ishte ndeshja e fundit e argjentinasit para tifozëve vendas të Interit, pasi ka vendsur që të pensionohet në fund të stinorit.
Me këtë fitore Inter arrin në 60 pikë dhe mbetet në pozitën e pestë, kurse Lazio mbetet në 53 pikë në pozitën e dhjetë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.