SUPERLIGA
Prishtinën e shpëton Liridon Leci
10 May, 2014 @18:10
Kryendeshja e javës e luajtur në kryeqytet i takoi skuadrës vendase. Prishtina arriti ta mposht Besën me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Liridon Leci, i cili në minutën 70’ të ndeshjes e mposhti portierin mysafir, Bytyqi.
Pas golit loja doli nga kontrolli i gjyqtarit të ndeshjes i cili i përjashtoi disa lojtarë nga të dyja palët duke i ndëshkuar me karton të kuq. Kështu, Haxhi Zeka, Liridon Kuka Fisnik Papuqi dhe Thaqi u desht që ta lëshojnë fushën para kohe pasi u ndëshkuan me të kuqe.
Kjo ishte fitorja e 14-të e ekipit kryeqytetas që vazhdon ta mbajë pozitën e tretë në tabelë pas Llamkos Kosovës dhe Ferizajit, kurse Besa pas kësaj humbje mbetet në 42 pikë duke u renditur në pozitën e gjashtë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.