BUNDESLIGA
Shpëtojnë me humbje
10 May, 2014 @17:34
Janë definuar skuadrat të cilat stinorin e ardhshëm do të luajnë në Bundesliga 2.
Eintracht Braunschweig dhe Nurnberg nuk arritën ta shfrytëzojnë humbjen e Hamburgut, që u mposht me rezultat 3-2 nga Mainzi, dhe kështu e humbën epitetin e skuadrës elitare në Gjermani.
Braunschweig u mposht nga Hoffenheim me rezultat 3-1, kurse Nurnbergu nga Schalke me rezultat 4-1.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Hamburg ka shpëtuar përfundimisht nga Bundesliga. Ekipi i trajnerit Mirko Slomka duhet të luaj në Play Out për t’i shpëtuar rënies.
Tabela përfundimtare në Bundesligë.