PEPE
Mund të mungojë në finale
10 May, 2014 @14:49
Qendërmbrojtësi portugez i Real Madridit, Pepe, mund të mungojë në finale të Ligës së Kampionëve, kanë raportuar sot mediat spanjolle.
Pas një testimi të bërë lidhur me muskulin e tij, për të cilin dyshohej se i shkaktonte dhimbje, është konfirmuar se ka nivelin e parë të lëndimit, ka njoftuar komunikata mjekësore e madrilenëve.
Real Madrid nuk ka bërë ende të ditur se sa do të mungojë portugezi, mirëpo mediat raportojnë se lëndimi i llojit të tillë kërkon tretman së paku dy javë - që mund ta lë Pepen pa finale të Ligës së Kampionëve.
Me këtë, 31 vjeçari mund të mungojë edhe në dy ndeshjet e fundit të La Ligas, kur Real Madrid takohet me Celta Vigo dhe Espanyol.
Finalja e Ligës së Kampionëve luhet më 24 maj në Lisbonë të Portugalisë, ku Real Madrid takohet me rivalin lokal, Atletico Madrid, për të shpallur ekipin më të mirë të Europës për këtë stinor.