JAVI MARTINEZ
Lufta 30 milionëshe e Arsenalit me Barcelonën
10 May, 2014 @11:24
Futbollisti i Bayern Munchenit, Javi Martinez, i ka futur në zënkë dy gjigantët europianë, Arsenal dhe Barcelona.
Skuadra londinez e cila po kërkon ta gjejë një mesfushor defansiv për ta zëvendësuar Abou Diabyn që po ka pobleme me lëndime, i ka kthyer sytë kah Gjermania, por përballë vetes e gjeti gjigantin spanjoll, Barcelonën.
Pasi dështuan negociatat për transferimin e Lars Benderit nga Leverkuseni për shkak të mos gadishmërisë së ekipi për ta lëshuar futbollistin, Arsenali filluar ta përgatis dëmshpërblimin prej 30 milionë eurove për Javi Martinezin e Bayern Munchenit.
Mirëpo interesimi serioz i Barcelonës për Martinezin, i ka vështirësuar punët tejmase Arsene Wengerit.
Futbollisti spanjoll po mendon të largohet nga bavarezët pasi vendin e tij në formacionin bazë e zuri Phillip Lahm, i cili u shndërrua në mesfushor defansiv nga trajneri Pep Guardiola, edhe pse pozita e tij e vërtetë është mbrojtës i krahut të djathtë.
Por vendimi i Martinezit për ta zgjedhur Arsenalin apo Barcelonën nuk do të jetë aspak i lehtë. Në rast të transferimit të tij në Barcelonë, ai do të ketë vështirësi të mëdha për t’u bërë titullar te katalonasit, ndërsa nëse transferohet në Arsenal, ndoshta mund të mbetet edhe pa Ligë të Kampionëve.