LISTA E ZACCHERONIT
Samurajët, gati për Brazil
12 May, 2014 @14:44
Trajneri italian i përfaqësueses së Brazilit, Alberto Zaccheroni ka dhënë listën përfundimtare për Kampionat Botëror, Brazili 2014.
Në ekip janë të përfshirë edhe yjet japoneze të Serie A-së si: Yuto Nagatomo dhe Keisuke Honda, bashkë me Samurajët e Premier League, Shinji Kagawa e Maya Yoshida.
“Ka qenë mjaft vështirë të vihet deri te 23-shja përfundimtare. Dëshiroja ta thirrja me telefon Sepp Blatterin dhe të kërkoja që të më lejonte të merrja edhe disa lojtarë,” ka thënë në shaka italiani, derisa ka përfunduar duke bërë të ditur që futbollistët në fund janë përzgjedhur duke u bazuar në cilësi dhe etikë të ekipit.
Japonia bën pjesë në një grup me Bregun e Fildishtë, Greqinë e Kolumbinë, ku do të kërkojë kualifikimin për në të tetën e finales.
JAPONIA NË BRAZILI 2014:
Portierë: | Eiji Kawashima (Standard Liege/BEL), Shusaku Nishikawa (Urawa Reds), Shuichi Gonda (FC Tokyo) | ||
Mbrojtës: | Yasuyuki Konno (Gamba Osaka), Masahiko Inoha (Jubilo Iwata), Yuto Nagatomo (Inter Milan/ITA), Masato Morishige (FC Tokyo), Atsuto Uchida (Schalke/GER), Maya Yoshida (Southampton/ENG), Hiroki Sakai (Hannover 96/GER), Gotoku Sakai (Stuttgart/GER) | ||
Mesfushorë: | Yasuhito Endo (Gamba Osaka), Makoto Hasebe (Nuremberg/GER), Toshihiro Aoyama (Sanfrecce Hiroshima), Hotaru Yamaguchi (Cerezo Osaka), Keisuke Honda (AC Milan/ITA), Shinji Kagawa (Manchester United/ENG) | ||
Sulmues: | Yoshito Okubo (Kawasaki Frontale), Shinji Okazaki (Mainz/GER), Hiroshi Kiyotake (Nurnberg/GER), Yoichiro Kakitani (Cerezo Osaka), Manabu Saito (Yokohama F-Marinos), Yuya Osako (1860 Munich/GER) | ||
Përzgjedhës: | Alberto Zaccheroni (ITA) |