BELGJIKË
Januzaj afër Botërorit
13 May, 2014 @15:18
Futbollisti me origjinë kosovare që është lindur e rritur në Belgjikë, Adnan Januzaj, do të jetë pjesë e ekipit provizional të Belgjikës për Kampionat Botëror, Brazili 2014.
Januzaj që ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm me Manchester Unitedin si i ri debutues në Premier League, ka pasur mundësi që të zgjedh disa përfaqësuese, por ai i ka mbetur besnik vendlindjes së tij.
Kështu përzgjedhësi i përfaqësueses belge, Marc Wilmots, ka njoftuar se me pranimin e Adnanit që të luaj për Belgjikën, ai do ta ftojë atë në listën e gjërë 30 futbollistëshe para Kampionatit Botëror, duke e mbajtur fjalën.
Në Kampionat Botëror udhëtojnë përfundimisht 23 futbollistë, derisa lista definitive dorëzohet më 2 qershor, kur më nuk ka mundësi të ndërrimit të lojtarëve.
Belgjika bën pjesën në Grupin H kualifikues dhe ka kundërshtarë në grup: Algjerinë, Rusinë dhe Korenë Jugore.