TROFEU HISTORIK
Sevilla historike, arrin trofeun e tretë
14 May, 2014 @23:23
Sevilla arrin historinë duke shënuar fitore në finale të Europa League pas ekzekutimit të penalltive, 4-2.
Ky ka qenë trofeu i tretë në këtë garë për ekipin Andaluzian, që tani më është barazuar me Juventus, Inter, Barcelona, Valencia dhe Liverpool në këtë garë për numrin më të madh të trofeve të fituara.
Benfica dhe Sevilla, treguan një paraqitje që i ka hije finales. Të dyja skuadrat aq shumë e deshën fitoren në këtë finale, sa që nuk arrinin të shënonin nga pozitat ideale gjatë gjithë ndeshjes.
Përkundër se pas 90 minutave të kohës së rregullt nuk kishte gola, rastet vazhduan edhe më tutje në vazhdime, por përsëri gol nuk kishte.
Si Jose Antonio Reyes, Carlos Bacca e Ivan Rakitic te Sevilla që nuk arrinin të shënonin, ashtu edhe në anën tjetër, Rodrigo, Lima e Ezequiel Garay - assesi të arrinin golin, derisa portierët, Beto i Sevillës dhe Jan Oblak i Benficës, nuk u thyen asnjëherë gjatë 120 minutave lojë.