Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BVB vs FCB

Finalja e madhe gjermane, nesër

Finalja e madhe gjermane, nesër


16 May, 2014 @21:24

Nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:00 zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë ndërmjet dy gjigantëve të futbollit gjerman, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund. 

Kjo ndeshje do të transmetohet në 189 shtete ku kampioni i Bundesligës, Bayern do të takohet me rivalin e ashpër, Borussia Dortmund, që do të kërkojë titullin e dytë të këtij stinori pas fitores në Superkupën gjermane në fillim të saj. 

“Finalja e Kupës është njëra ndër finalet më të mëdha dhe atmosfera në Berlin është e veçantë,” ka thënë trajneri spanjoll i bavarezëve, Pep Guardiola, duke shtuar se ekipi i tij do të zhvillojë ndeshje sulmuese. 

Edhe trajneri i verdhezinjëve nga Dortmund, Jurgen Klopp, duke konfirmuar se Robert Lewandowski do të paraqitet në ndeshjen e nesërme, ka thënë se do të luaj lojë ofanzive. 

“Dje Lewandowski ka bërë vetëm 3/4 të stërvitjeve por besoj që do të jetë në formë të mirë për nesër, ku do të luajmë lojën tonë ofanzive,” ka thënë karizmatiku Klopp. 

Ajo çka është interesante të ceket është fakti se në stinorin e posapërfunduar gjerman, Bayern dhe Borussia kanë mposhtur nga njëherë njëra-tjetrën dhe atë si mysafir me rezultat identik, 0-3. 

Në nëntor të vitit 2013, Bayern kishte mposhtur Dortmundin në Westfalen 0-3 me golat e Mario Gotze, Arjen Robben dhe Tomas Muller, derisa në prill të këtij viti Dortmund ia kishte kthyer në mënyrë të njejtë Bayernit duke e mposhtur në Allianz Arena 0-3 me golat e Henrikh Mkhitaryan, Marco Reus dhe Jonas Hofmann. 



FORMACIONET E MUNDSHME:

Borussia Dortmund: Weidenfeller - Piszczek, Sokratis, Hummels, Schmelzer - Jojic, Sahin - Mkhitaryan, Reus, Großkreutz - Lewandowski
Bayern Munchen: Neuer - Rafinha, J. Boateng, Dante, Alaba - Javi Martinez - Lahm, T. Kroos - Robben, Götze - T. Müller

BERBA

Mbetet te Monaco

Ligue 1/Transfere

Mbetet te Monaco

16/05/14 @ 20:15

YLLI ROSSONER

Taarabt, jashtë përfaqësueses

Serie A/International

Taarabt, jashtë përfaqësueses

16/05/14 @ 20:06

GRANITI

Mund të luaj për Kosovën

FFK Superliga/Shqipëria/Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë

Mund të luaj për Kosovën

16/05/14 @ 20:00

MESFUSHORI

Basha kalon operimin me sukses

Shqipëria/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Basha kalon operimin me sukses

16/05/14 @ 19:49

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

FRANCEZI

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

Bundesliga/Serie A/Transfere

Marcus Thuram zyrtarisht te Inter

02/07/23 @ 19:39

DREJT KROACISË

Leon Dajaku - zyrtarisht te Hajduku i Splitit

FFK Superliga/Bundesliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Leon Dajaku - zyrtarisht te Hajduku i Splitit

27/06/23 @ 16:52

BUJUPI #meKOSOVËN

Eliot Bujupi i të rinjëve të Stuttgartit, do ta përfaqësojë Kosovën

Kosova/Bundesliga/Transfere

Eliot Bujupi i të rinjëve të Stuttgartit, do ta përfaqësojë Kosovën

24/06/23 @ 20:42

A PO SHKON DREJT NGRITJES?

Donis Avdijaj në FC Zurich

Bundesliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Donis Avdijaj në FC Zurich

15/06/23 @ 15:45

GARDIAN I RI TE KAMPIONI

Andrea Hoxha, portier i ri i Ballkanit

FFK Superliga/Bundesliga/Transfere

Andrea Hoxha, portier i ri i Ballkanit

10/06/23 @ 19:27

DY TROFE RADHAZI

Leipzig mbron trofeun e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga

Leipzig mbron trofeun e Kupës së Gjermanisë

03/06/23 @ 22:53

BAYERN KAMPION!

Bayern kampion! Dortmund çon në kotësi rastin e artë

Bundesliga

Bayern kampion! Dortmund çon në kotësi rastin e artë

27/05/23 @ 21:46

DISFATË E RËNDË

Hertha Berlin mposhtet në goleadë, pranë rënies nga Bundesliga

Bundesliga

Hertha Berlin mposhtet në goleadë, pranë rënies nga Bundesliga

12/05/23 @ 22:46

PROBLEME NË BAYERN

Bayern suspendon Sadio Manén

Champions League/Bundesliga

Bayern suspendon Sadio Manén

13/04/23 @ 15:47


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga