PIKAT E SHITJES
BOROZANI/D.S.
Biletat për Kosovë-Turqi
17 May, 2014 @16:12
Biletat për ndeshjen e shumëpritur miqësore të Kosovës ndaj Turqisë, do të dalin në shitje të hënën ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
Ato pritet të dalin në treg nga ora 14:00 dhe do të shiten në të gjitha pikat e shitjes së kompanisë MoneyGram.
Prizreni, Skenderaji, Prishtina, Lipjani, Gjilani, Vitia, Podujeva, Mitrovica, Istogu, Ferizaji, Gjakova, Peja, Suhareka, Deçani dhe Fushë Kosova do të jenë vendet ku do të shiten biletat për këtë ndeshje, që luhet më 21 maj në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës me fillim prej orës 18:00.