REAL MADRID

Përfundojnë stinorin me fitore
17 May, 2014 @18:14
Real Madrid i ka dhënë fund këtij edicioni të La Ligas duke përfunduar stinorin me fitore 3-1 ndaj Espanyolit dhe duke mbledhur në total 87 pikë.
Të gjitha golat e ndeshjes janë shënuar në pjesë të dytë, derisa serinë e golave e ka hapur uellisani Gareth Bale dhe e ka vazhduar Alvaro Morata me dy gola për fitoren e lehtë ndaj ekipit nga Barcelona.
Real Madrid aktalisht ka kaluar në vend të dytë të La Ligas dhe nëse Barcelona mposhtet nga Atletico Madrid, madrilenët do të përfundojnë si nënkampion stinorin 2013/14.
Rezultatet dhe tabela aktuale.